Ish-ministri i Berishës avokat i anëtarit të KLP-së në Kolegj, Cani: Halimi iku për festat, dje më vdiq xhaxhai (Shtyhet seanca)

TIRANE-Shtyhet për në datë 20 janar seanca për anëtarin e KLP-së, Besnik Cani në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për të cilin Komisioneri Publik kërkoi që të shkarkohet, pavarësisht se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi, njofton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. Relatorja e seancës njoftoi se në 7 janar, pra ditën e djeshme, Besnik Cani paraqiti një kërkesë për shtyrjen e seancës, për t'i dhënë kohë përgatitje avokatit të tij, që është Eduart Halimi, ish-ministër i Drejtësisë në kohën e Sali Berishës. "Kam komunikuar me z.Halimi. Ai ndodhej jashtë vendi për festat dhe kthehet në vend pas datës 9 janar. Ndërkohë dje xhaxhai im ka ndërruar jetë dhe kërkoj mirëkuptimin tuaj, që të jem prezent në ceremoninë e fundit të tij" shprehej Cani. Kolegji ka pranuar kërkesën duke e shtyrë seancën për në datë 20 janar.

Prokurori Besnik Cani u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në nëntor të vitit 2018, pavarësisht disa problematikave të konstatuara sa i përket kriterit të aftësisive profesionale si dhe dyshimeve sa i takon etikës. Më pas, Cani u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Por, përfaqësues nga SHBA-BE në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, në janar të 2019, i rekomanduan Komisionerit Publik që të kërkonte rrëzimin e vendimit të KPK-së në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Në rekomandimin e ONM, përpos të tjerave, theksohet se prokurori Cani ka tentuar të përfitojë një kredi të butë në Bashkinë e Fierit, ndërsa nuk ka hetuar ish-krybashkiakun e Fierit Baftjar Zeqo si dhe disa tendera të dyshuar si abuzivë në Elbasan.

Besnik Cani sot në seancën e KPA

Në shkurt të 2019, Komisioneri Publik pranoi rekomandimin e ONM-së, ndërsa i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin e anëtarit të KLP-së Besnik Cani nga detyra, duke ngitur disa pretendime sa i takon pasurisë, aftësive profesionale dhe etikës. Sipas Komisionerit 'përfitimi jashtë kritereve ligjore të statusit të pastrehë i familjes së subjektit, në qytetin e Fierit, ndërkohë që ky i fundit ushtronte funksionin e drejtuesit të Prokurorisë në këtë qytet, që po hetonte të njëjtët subjekte shtetërore për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në trajtimin e familjeve me kredi të buta, është rrjedhojë e përfitimit të padrejtë për shkak funksioni dhe bie ndesh me përmbushjen e standardeve të etikës profesionale.

Besnik Cani sot pas seancës në KPA

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?