Ish-ministri Panariti: Sistemi i bujqësisë duhet rindërtuar, ja hapi i madh pas që bëri Rama

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama lidhur me praktikën që po përdor për zhvillimin e bujqësisë. Në studion e Report Tv, Panariti e cilësoi një hap shumë të madh pas shkrirjen e Drejtorive të Bujqësisë, duke shtuar se sistemi duhet rindërtuar.

Duhet të jemi konkurrues në fruta e perime. Duhet të fuqizohet roli i drejtorive të bujqësisë, të cilat tani nuk ekzistojnë, janë bashkuar. Për mua ky ka qenë një hap shumë i madh prapa. Ky sistem duhet rindërtuar për fat të keq.

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti

Teksa sot shënon Dita Ndërkombëtare e Mjedisit, ish-ministri deklaroi se një pjesë e madhe e sëmundjeve kanë prejardhjen pikërisht nga ndotja e mjedisit, teksa tha se duhen masa dhe nisma ligjore mbështetur dhe nga BE.

Një pjesë e madhe e sëmundjeve kanë prejardhjen nga mjedisi, nga ndotja e mjedisit. Për këtë, duhen masa, duhen nisma ligjore mbështetur dhe nga BE. Duhet një sistem i qëndrueshëm i menaxhimit të mbetjeve.

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti

Duke folur sërish për bujqësinë, ish-ministri tha në Report Tv se problemi më i madh i këtij sektori nuk është thjesht të prodhosh, por tregu.

Problemi më i madh i bujqësisë nuk është thjeshtë të prodhosh. Tani kemi dhe bashkimin e fermerëve, po dalim nga ato që unë i quaja fermat e mbijetesës. Ky bashkim ul kostot, por problemi kryesor i bujqësisë është tregu. Nëse prodhimet nuk kalojnë me shpejtësi në treg, ata prishen. Ky sistem do bëjë të mundur që ta lidhë prodhimin me tregun.

Ne jemi në një treg të hapur, por prodhimi ynë ndodhet në një konkurrencë të egër nga prodhimi i vendeve tjera. Ne duhet të mbrojmë prodhimin vendas. Shteti ka në dorë disa paketa, marrëveshja e tregtisë së lirë, që ndalon importin e mallrave që subvencionohen në origjinë. Prodhimi vendas duhet të ketë prioritet në raport me prodhimin e importit. Shteti nuk mund ta lërë në rënie të lirë bujqësinë, duhet ta stimulojë dhe ta mbështesë.

Sektori i bujqësisë është sektor me risk dhe bankat janë gjithmonë skeptike për t’u futur në këto sektorë. Qeveria në mënyrë proaktive duhet që një pjesë të fondeve t’i përdorë për të zbutur interesat e kredive. Marrja e kredisë e bën fermerin ta ketë paranë në dorë që në fillim të aktivitetit. Kjo do të fuste në qarkullim një sasi shumë të madhe parash.

Arritja më e madhe e jona ka qenë se ne zgjodhëm një model që e stimuloi shumë bujqësinë. Për herë të parë, eksportet kapërcyen importet. Nderi më i madh që mund t’i bësh fermerit është t’i blesh prodhimin. Unë e mora bujqësinë në vitin 2013 dhe në vitin 2016 kishim më shumë se 100 pika grumbullimi.

Unë jam krenar për arritjen që bujqësia pati në vitin 2017, ku u reduktua bilanci negativ. Duhet të jemi konkurrues në fruta e perime. Duhet të fuqizohet roli i drejtorive të bujqësisë, të cilat tani nuk ekzistojnë, janë bashkuar. Për mua ky ka qenë një hap shumë i madh prapa. Ky sistem duhet rindërtuar për fat të keq.

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë