Ish-ministri I Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shpërndarë postimin e profesorit Italian Valerio de Cesaris, ku shfaqen qytetarë gjermanë duke kënduar “Bella ciao” në solidarizim për Italinë e prekur nga koronavirusi.
Ai është shprehur se është mesazh I një populli vital e artist me një shpirt të madh.
“Mesazh I një populli vital për një popull artist me shpirt të madh.
COVID-19 është një e keqe që na prek të gjithëve, një armik që nuk mund të luftohet nga secili më vete dhe nga një njeri I vetëm”, ka shkruar Xhafaj.
Kujtojmë që Italia është një ndër vendet më të prekura në botë nga koronavirusi, sidomos zona e Lombardisë.
Postimi i Xhafajt