Ish-missi i SHBA, Cheslie Kryst u nda nga jeta mëngjesin e djeshëm, pasi u hodh nga ndërtesa ku ajo jetonte në Manhattan. 30-vjeçarja, e cila u kurorëzua Miss SHBA në vitin 2019, u gjet e pajetë në trotuar, ndërsa lajmin për vdekjen e saj e dhanë familjarët.

"Të shkatërruar dhe me hidhërim të thellë ndajmë me ju lajmin e vdekjes së Cheslie-s sonë të dashur. Ajo frymëzoi botën me bukurinë dhe forcën e saj", njoftuan familjarët.

Para vdekjes së saj, bukuroshja postoi edhe një foto në Instagram ku shkruante: " Kjo ditë ju sjelltë prehje dhe paqe'. Nuk dihen motivet që e shtynë atë drejt këtij akti të rëndë.

Postimi i fundit i ish-missit