ISHP: Kujdes nga uji i
depozitave, burim infeksioni

ISHP: Kujdes nga uji i<br />depozitave, burim infeksioni
TIRANE - Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik japin alarmin se se uji i depozitave është johigjienik dhe burim i një sërë sëmundjesh. Depozitat e ujit mbi tarracat e pallateve gjithnjë e më shumë përbëjnë shqetësim për jetën e qytetareve. Alarmi vjen pas kontrolleve të shumta nga specialistët e këtij instituti, të cilat kanë konstatuar se uji i depozitave është johigjienik, burim i një sërë  sëmundjeve. Specialistja pranë Institutit të Shëndetit Publik Valbona Bara apelon që çdo qytetar apo subjekt të pastrojë depozitat vetjake të ujit.

"Qytetarët për të plotësuar nevojat e tyre 24-orëshe, dhe furnizimi me ujë të pijshëm në shumë qytete është me orare, atëherë ato përdorin depozita. Edhe mënyrat e reja të pallateve të reja që vendosin depozita poshtë pallatit këto përbëjnë një problem për qytetarët dhe për banorët sepse duhen pastruar herë pas here. Por edhe qytetarët nuk janë të mirëinformuar për pastrimin e këtyre depozitave"- tha Valbona Bara. Sipas saj monitorimi i ujit të pijshëm kryhet vazhdimisht nga Drejtoria e Shëndetit public për t?u garantuar qytetarëve një cilësi dhe shëndet të mirë për popullatën. Mirëpo problemi qëndron te depozitat e ujit. Ka mjaft familjarë të cilët kanë vite e vite që kanë depozita uji dhe nuk i kanë të pastruara dhe dezinfektuara u shpreh specialistja e ISHP-së.

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.07.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq