ISHP paralajmëron: Në vjeshtë vjen vala e katërt e COVID në Shqipëri! Epidemiologu Simaku: Më të mbrojtur janë të vaksinuarit me 2 doza

Në vjeshtë do të ketë një valë të 4 COVID edhe për shqiptarët. Kjo për shkak të përhapjes së Deltës. Megjithatë ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik thonë se nuk do të jetë valë e ashpër.

"Në stinën e vjeshtës parashikohet një rritje e numrit të rasteve dhe kryesish në personat e pavaksinuar siç e thamë por jo në formë vale si valët që kemi kaluar në vjeshtën dhe dimrin e kaluar dhe për të zbutur sa më shumë këtë valë është e rëndësishme vaksinimi i të gjithë personave mbi 18. Pra të gjithë personat që janë të pavaksinuar sa më shumë prej tyre të vaksinohen aq më tepër kontribuojnë në zbutjen e stinës së vjeshtës dhe të dimrit", tha ai.

Personat më të mbrojtur thotë epidemiologu Artan Simaku janë ata që janë vaksinuar me të dyja dozat.

"Personat më të mbrojtur nga varianti Delta janë personat që janë vaksinuar me të dyja dozat. Aktualisht dhe personat të cilët janë shtruar në QSUT janë persona të pavaksinuar sepse karakteristikë e variantit Delta është që prek personat e pavaksinuar. Nga personat të cilët janë të vaksinuar rreth 5% e tyre janë prekur nga varianti Delta nga të cilët kanë qenë të vaksinuar kryesish me një dozë por dhe këto persona të cilët preken e kalojnë shumë lehtë pra nuk kanë nevojë për shtrim në spital dhe parandalohen format e rënda dhe vdekjet", shprehet mjeku.

Simaku është i mendimit që bazuar në situatën aktuale epidemiologjike të vendit tonë nuk ka vend për shtrëngim të masave kufizuese.

"Aktualisht që po flasim nuk ka vend për masa të tjera dhe Komiteti i Ekspertëve masat i merr duke u bazuar mbi situatën epidemiologjike javore dhe dy javore që për momentin nuk është shqetësuese për të marrë masa shtesë përveç këtyre që janë në fuqi", pwrfundon ai.

Grupmosha më e prekur nga virusi është 45-54 vjeç dhe 55-64 vjeç ndërsa në dy javët e fundit 1/3 e bashkive të vendit janë pa COVID.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 11/08/2021 00:44

    Kta bejn te gjithe si specialista. Duan te vaksinojne popullin me zor. Po luhet loje e piste me vaksinat ne te gjithe boten.

    Përgjigju
  • Tani: 10/08/2021 17:12

    Ikni se na çate trapin, me gjithe valen e kater

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!