Instituti i Shëndetit Publik, bën me dije se tashmë të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë brenda ose jashtë vendit mund të vaksinohen në Shqipëri dhe do të përfitojnë automatikisht certifikatën e vaksinimit (green pass) nëpërmjet sistemit e-Albania.
Gjithashtu, të gjithë qytetarët shqiptarë mund të evidentojnë dhe regjistrojnë vaksinat e kryera jashtë vendit, pranë mjekut të familjes. Evidentimi i certifikatave të vaksinimit të qytetarëve që kanë kryer të paktën njërën dozë të vaksinës jashtë vendit dhe regjistrimi i tyre në Shqipëri, ju jep mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë të kryejnë dozën e dytë apo dozën e tretë booster në Shqipëri dhe anasjelltas.
Instituti i Shëndetit Publik informon se nisur dhe nga rekomandimet e Komitetit të Eksperteve për paraqitjen e kartës së vaksinimit në kufi, të dhënat e kryerjes së vaksinës si dhe njehsimi i certifikatës së vaksinimit, po dokumentohen në sistemet tona të integruara të regjistrimit të personave të vaksinuar dhe më pas reflektohen në sistemin e-Albania.
Certifikata e vaksinimit e Republikës së Shqipërisë është e integruar me sistemin europian dhe njihet njëlloj si green pass i vendeve të Bashkimit Europian. Pra, qytetarët shqiptarë mund ta përdorin certifikatën e vaksinimit brenda dhe jashtë vendit.
Duke filluar nga dita e sotme, në raportimet e vaksinimit do të përfshihen edhe të dhënat e qytetarëve shqiptarë që janë vaksinuar jashtë vendit dhe që janë të regjistruar në sistemet tona të integruara, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përmbushur procesin e vaksinimit në Shqipëri ose jashtë vendit.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.2%
-
Pak
9.9%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 142
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
17 Janar, 07:47
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe, Shën Helenë dhe deri në Filipine
14 Janar, 17:48
-
Vota e Diasporës/ Rreth 9 mijë emigrantë të regjistruar në KQZ deri tani, kryesojnë ata në Itali dhe Greqi
13 Janar, 12:14
-
Taulant Balla takim me kryetarët e komunave të Puglias: Mbështetje për votën e emigrantëve
11 Janar, 16:20
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar
9 Janar, 13:27
-
Në det të hapur! Foshnja vjen në jetë në një gomone emigrantësh në brigjet e Ishujve Kanarie
9 Janar, 12:18
-
Gjermania rrit numrin e të dëbuarve! Vitin e kaluar u dëbuan 18,400 njerëz
8 Janar, 12:45
-
Media britanike ‘nxin’ emigrantët shqiptarë: Të parët në listën e krimeve, lënë pas afganët dhe irakianët
6 Janar, 14:19
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
Festat mbaruan, fluks i emigrantëve në Portin e Vlorës, 1700 persona në dy ditë! Bie përkohësisht sistemi i doganës maqdonase në Qafë-Thanë, radhë mjetesh (VIDEO)
4 Janar, 15:56