Ish-përfaqësuesit e OKB-së kundër rishikimit të kufijve: Rrezikon destabilitetin në Ballkan

Ish-përfaqësuesit e OKB-së kundër rishikimit të kufijve: Rrezikon destabilitetin në Ballkan

Bildt, Ashdown,Schwarz-Schilling

Ish-përfaqësuesit e Lartë të OKB-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, Carld Bildt, Paddy Ashdoën dhe Christian Schëarz-Schiling i kanë drejtuar sot (29.08.) një letër të hapur Përfaqësueses së Lartë të BE për Politikën e Jashtme Federica Mogherini dhe ministrave të Jashtëm të BE për diskutimin për korrigjimin e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës.

Në letër ata shprehin "shqetësim të thellë" për sugjerimet e bëra nga zyrtarë të lartë të BE se ata mund të mbështesin një marrëveshje midis Presidentëve Vuçiç dhe Thaçi, që parashikon shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës përmes "korrigjimit të kufijve".

"Ne e njohim rajonin mjaft mirë, për të deklaruar se zhvendosja e kufijve në këtë mënyrë nuk do të zgjidhë ndarjet, por do t'i thellojë ato", konstatojnë në letër Paddy Ashdoën, Carl Bildt dhe Christian Schëarz-Schilling.

Përsa i përket Bosnjë dhe Hercegovinës ata shprehin shqetësimin se një veprim i tillë do t'u jepte "mbështetje atyre që do të preferonin ta shpërbënin vendin, që bëjnë tashmë thirrje për një kthim në statuskuonë para Daytonit".

Më tej ata theksojnë se e njohin BE dhe Evropën mjaft mirë për të kujtuar "se parimet tona dhe historia jonë e përgjakshme na mësojnë që paqja e qendrueshme mund të vijë vetëm kur mësojmë të jetojmë në komunitete multietnike, në vend që të ricaktojmë kufijtë për të krijuar komunitete monoetnike".

Paddy Ashdoën, Carl Bildt dhe Christian Schëarz-Schilling theksojnë se "asnjë politikë nuk ka më shumë gjasa që të na kthejë pas në ndarje dhe konflikt në Ballkan se ajo që me sa duket po mbështesin disa."

Ata nuk kanë dyshim se kjo "rrezikon të destabilizojë marrëveshjet aktuale si në Maqedoni, të minojë unitetin e shteteve si Bosnja" dhe të inkurajojë ata që dëshirojnë të shohin shkëmbime territoresh si në Ukrainë, "që ka gjasa të çojë në eksodin e minoriteteve nga komunitetet e tyre ekzistuese".

Së fundi Bildt, Ashdoën dhe Schëarz-Schilling, që qenë përfaqësues të OKB-së në Bosnjë e Hercegovinë midis viteve 1995 deri 2007, bëjnë thirrje që propozimet e mësipërme për ndryshimin e kufijve "të braktisen pa vonesë". DW

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barazimi me Everton, Guardiola: Pësojmë gol në goditjen e parë në portë

Barazimi me Everton, Guardiola: Pësojmë gol në goditjen e parë në portë