Ish-presidenti Donald Trump hap polemikën e radhës me kryeministrin e Kanadasë: Justin Trudeau mund të jetë djali i Fidel Kastros!

Ish-presidenti Donald Trump hap polemikën e radhës me kryeministrin e Kanadasë: Justin Trudeau mund të jetë djali i Fidel Kastros!

Donald Trump dhe Justin Trudeau, gjatë një takimi

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i rikthehet polemikave me një tjetër deklaratë të diskutueshme dhe këtë herë për kryeministrin kanadez Justin Trudeau, duke pretenduar se ai është djali i Fidel Kastros.

Gjithçka ndodhi në një intervistë në podcastin e tij, ku Trump foli edhe për detaje rreth librit:

"Ata thonë se ai është djali i Fidel Castros dhe ai mund të jetë", u shpreh ish-presidenti.

Për më tepër, Trump vuri në dukje se nëna e Trudeau, Margaret, flinte me të gjithë Rolling Stones, diçka që vetë Mick Jagger e përmendi gjatë një koncerti në Kanada.

Në librin e tij të ri “Save America”, ai e thekson sërish këtë informacion.

Justin Trudeau dhe unë shkuam shumë mirë, por ndryshimi i natyrshëm ishte se ai ishte shumë bujar dhe unë, për ta thënë butë, jo”, shkroi Trump.

Foto nga takimi i nënës dhe babait të Justin Trudeau, me Fidel Kastron

Marrëdhënia e tij me Trudeau nuk ka qenë më e mira, teksa tani ngre edhe polemikën e radhës.

“Do të jetë shumë interesante të shohim se si do të jemi në të ardhmen, por së pari duhet të arrij atje (në Shtëpinë e Bardhë)”, vazhdoi ai.

"Nëna e tij ishte e bukur dhe e egër. Në vitet 1970, shkonte në klube me Rolling Stones, por ishte e lidhur disi edhe me Fidel Castron. Ajo tha se ai ishte "mashkulli më seksi që kam takuar ndonjëherë" dhe shumë njerëz thonë që Justin është djali i tij. Ai nuk betohet, por nga do ta dinte! Castro kishte flokë të mirë, Justin ka flokë të mirë dhe u bë komunist ashtu si Kastro", thotë Trump, sipas "Daily Mail".

Thashethemet kishin qarkulluar më parë, duke bërë që qeveria kanadeze ta mohonte atë më 2018.

Pierre Trudeau me gruan e tij Margarete dhe djalin e sapolindur Michelle, gjatë takimit me Fidel Castro më 1975

Për më tepër, Associated Press publikoi një kontroll faktesh duke nxjerrë idenë si të rremë. Në raportin e tyre, ata sqaruan se Margaret, e cila u martua me kryeministrin kanadez Pierre Trudeau në moshën 22-vjeçare, lindi djalin e tyre Justin nëntë muaj pas martesës së tyre në vitin Dhjetor 1971, kur Pierre ishte 51 vjeç.

Raporti theksoi gjithashtu se Justin Trudeau ka lindur katër vjet përpara se Margaret të bënte udhëtimin e saj të parë në Kubë. Dhe sipas agjencisë, fotoja e lakuar (më sipër), nuk është e Justin gjatë vizitës në Kubë të prindërve, por e vëllait të tij të vogël, Michelle (1975).

Megjithatë, teoria fitoi popullaritet pasi Trudeau lavdëroi Fidel Castron pas vdekjes së tij më 2016, duke e përshkruar atë si një "revolucionar legjendar të madh".

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin

Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin