Ish-prokurori Agron Matjani gjendet pa jetë në banesën e tij

Ish-prokurori Agron Matjani gjendet pa jetë në banesën e tij

Ish-prokurori Agron Matjani

Ish-prokurori Agron Matjani  është gjetur i vdekur brenda banesës së tij në një lagje të Prizrenit mëngjesin e sotëm.

Sipas mediave kosovare, Matjani kohët e fundit kishte pasur probleme shëndetësore, vuante nga diabeti i rëndë nga i cili i rrezikohej njëra këmbë.

Prokuroria nuk hedh poshtë dyshimet për vetëvrasje, mirëpo thotë se për një version të tillë është herët të flitet.

Ish-prokurori ishte gjetur nga gruaja tij në vaskën e banjos, e cila kishte njoftuar forcat e rendit.

Dyshimet e para që çojnë drejt vetëvrasjes ishin prerja e venave të njërës këmbë.

Matjani kohëve të fundit po përjetonte një gjendje depresive pasi gjendja e tij ishte rënduar për shkak të diabetit.

Sipas njoftimit të  Prokurorisë Themelore në Prizren, rasti po hetohet  si vdekje e dyshimtë brenda institucioneve të hetuesisë në vend.

Agron Metjani, më herët ishte prokuror në Departamentin e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Gjakovës derisa u shkarkua nga kjo përgjegjësi me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Gjatë detyrës si prokuror, Matjani trajtoi raste nga më të ndryshmet dhe nga më të rëndat, siç është edhe ai i vrasjes makabre të gruas dhe vajzës nga Pjetër Nrecaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë