Po kalonte shinat, treni përplas për vdekje 15-vjeçarin shqiptar në Itali

Po kalonte shinat, treni përplas për vdekje 15-vjeçarin shqiptar në Itali

Foto nga vendngjarja

ITALI- Një djalë 15- vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali pasi u përplas nga një tren. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, jo shumë larg stacionit në komunën Chiari, në provincën e Breshias.

I mituri me origjinë shqiptare, por i lindur dhe i rritur në Chiari, tentoi të kalonte në shina, por ndërkohë po kalonte dhe një tren, ku në atë çast ai është goditur. Në vendngjarje mbërritën karabinierët e stacionit Castrezzato dhe ata të Radiomobiles së Chiarit, policia rrugore, të cilët do të përpiqen të përcaktojnë rrethanat e tragjedisë.

Dinamika e vdekjes së 15-vjeçarit shqiptar në stacionin e trenit:

Viktima sapo kishte zbritur nga treni nga Romano di Lombardia dhe ishte me një grup shokësh, të gjithë nga Chiari. Grupi nuk donte të kalonin në nënkalim, por donin të kalonin në shinat. Pesëmbëdhjetë vjeçari u përpoq të dilte përpara të gjithëve. Një tren që kalonte, një tren rajonal i nisur për në Milano, e goditi atë, duke e hedhur rreth dhjetë metra. Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe fatale pasi 15-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro