Eni Imami nuk do të jetë më futbollist i Tiranës, pasi mbrojtësi ka ndërprerë bashkpunimin me mirëkuptim me klubin. Për këtë arsye ai nukka udhëtuar drejt Turqisë, aty ku skuadra është grumbulluar për fazën përgatitore të dimrit, por ndërkohë ka bërë një status në rrjetet sociale ku shkruan se aventura e tij te Tiran ‘ishtë bukur për aq sa zgjati’.
Statusi i Eni Imamit:
“Nga sot zyrtarisht nuk jam më pjesë e klubit të futbollit të Tiranës! Një marveshje që është ndërprerë me mirkuptim nga të dy palët, me këtë rast gjej dhe mundsinë të falenderoj presidentin, trajnerët Ze Maria dhe Ardi Memën, që patën besim te unë, më dhanë mundësinë të luaj për ekipin e qytetit tim! Në fund një falemnderit për tifozët e Tironës që pavarsisht se s’kemi dhënë pritshmëritë që ata duan kurr s’na kanë lenë vetëm! Uroj që detyrat e mia në fushë për 1 vit e gjysmë ti kem zbatuar mësë miri, nqs diçka e kam bërë gabim kërkoj falje, por asnjëherë se kam bërë me dashje! Ju falemnderit dhe mirupafshim, ishte bukur për aq sa zgjati.”