Ishte dënuar me 13 vite burg për
drogë, kapet  në Fier 50-vjeçari

Policia e Fierit ka vënë në pranga 50-vjeçarin Nikollaq Naci, pasi ai rezulton të jetë dënuar me 13 vite burg për prodhim e shitje të lëndëve narkotike.
 
Policia bën të ditur se, Naci ishte shpallur në kërkim dhe për "Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit".
 
Ndërkohë, në momentin e kapjes, Nacit i janë gjetur 3 kg e 950 gr lëndë narkotike e dyshuar heroinë si edhe një armë zjarri pistoletë e tipit "Zastava" një krëhër dhe 84 fishekë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione