Shpërthen autoboti në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy punonjës të 'Gega Oil'! Mjeti po shkarkonte naftë në pikën e karburantit
Në një pikë karburanti në autostradën Durrës-Tiranë ka rënë zjarr, pasi një autobot që po shkarkonte naftë është përfshirë nga flakët. Flaka ka rënë në pjesë e parme të autobotit dhe në momentin e shpërthimit janë lënduar dy punonjës të karburantit 'Gega Oil', të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore
DURRËS- Një autobot i cili po shkarkonte karburant në pikën ‘Gega Oil’ në autostradën Tiranë -Durrës është përfshirë nga flakët, mesditën e sotme (9 gusht 2024) rreth orës 14:00.
Flaka ka rënë në pjesën e parme të autobotit dhe në momentin e shpërthimit janë lënduar dy punonjës të karburantit 'Gega Oil', Xh.K., 20 vjeç, banues në Kamëz dhe E.P., rreth 35-vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm duke shkatërruar gjithë strukturën ku shkarkohet naftë në karburantin ‘Gega Oil’.
Zjarri nuk ka përfshirë depozitat e karburantit, pasi është vënë shpejt në kontroll nga 5 forca zjarrfikëse. Shkak dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike në sistemin e makinës me targa ‘AA 627 IC’.
'Rreth orës 14:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në një pikë karburanti, është përfshirë nga flakët një automjet që transporton karburant. Për pasojë janë lënduar shtetasit Xh.K., 20 vjeç, banues në Kamëz dhe shtetasi E.P., rreth 35-vjeç, (të dy punonjës të karburantit), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve zjarrfikëse dhe Policisë ka izoluar flakët duke shmangur përfshirjen nga zjarri të çisternave me karburant. Shërbimet e Policisë evakuan në kohë, personat e tjerë që ndodheshin rreth zonës në rrezik.'- njofton policia.
Zjarri është shuar tërësisht dhe lëvizja e mjeteve në të dy krahët e autostradës po vijon normalisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Asnjë kontroll për cilësine e naftës në Shqipni, i prishëm makinat se kuptoj ku e marrin kët naftë të keqe dhe shumë të shtrenjtë.
PërgjigjuCudi si ka marre flake boti sepse ka me shume uje te perzier sesa karburant or teeeejjjjj