Një furgon përplasi një grua pranë varrezave të qytetit të Gjirokastrës. Ngjarja raportohet se ka ndodhur pak më parë në aksin Gjirokastër-Kakavijë.
Teksa gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur po merrte pjesë në një ceremoni mortore të organizuar në varreza, u përplas furishëm nga furgoni në momentin kur po kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin. Si pasojë e përplasjes, gruaja ka mbetur e lënduar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës për të marrë ndihën mjekësore të nevojshme.