DURRËS- Një 49-vjeçar është gjetur i mbytur në det, teksa ishte duke peshkuar.

Policia njofton se kapiteni i një peshkarexhe, shtetasi A.K, 49-vjeç, dyshohet se është hedhur në det e për pasojë është mbytur dhe ka ndërruar jetë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.