BERAT- Një 40-vjeçar me iniciale L.N., në fshatin Mbreshtan, ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se duke riparuar një automjet tip fuoristradë, të vendosur në një krik, është dëmtuar fizikisht pasi mjeti ka lëvizur nga kriko. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një guroreje ku ai punonte.
40-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.