Një 19-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën, pasi dyshohet se është mbytur ditën e sotme rreth orës 13:00 duke u larë në det, në plazhin e Shëngjinit.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Njoftimi i Policisë:
Shëngjin/Informacion paraprak-Rreth orës 13:00, në plazhin e Shëngjinit, shtetasi kosovar Sh. S., 19 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.











Komente
Komento