E rëndë në Dibër, ishte duke u larë, mbytet në lumin Drin 12-vjeçarja

DIBËR-12-vjeçare ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin Drin.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Ura e Lushes", njësia Administrative Arras, në Dibër, ku e mitura dyshohet se ka qenë duke u larë në ujrat e lumit Drin.

12-vjeçarja Eva Domi, banonte në Tiranë dhe ndodhej me pushime në fshatin Arras të Peshkopisë, ku kishte dajat e saj. 

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të 12-vjeçares.

Nga hetimet e deritanishme ngjarja është aksidentale.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot