Digjet makina e 24-vjeçares në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme 

Digjet makina e 24-vjeçares në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme 

Foto ilustruese

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të mbrëmjes në qytetin e Durrësit. Sipas policisë mësohet se automjeti është djegur gjatë orëve të mbrëmjes dhe i përket një vajze 24-vjeçare, identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur.

Gjithashtu, mësohet se automjeti i djegur ka qenë i parkuar gjatë orëve të natës në një vend parkimi publik pranë banesës së 24 vjeçares. Dyshimet paraprake të policisë janë se bëhet fjalë për një zjarrëvënie të qëllimshme. Ndërkohë, 24-vjeçarja me inicialet M. Ç në dëshminë e saj, në polici ka treguar se nuk ka patur konflikte me njeri.

Policia dhe grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave dhe po punon për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 21.11.2018, rreth orës 02:15, në lagjen Nr.8, Durrës është djegur mjeti tip Benz, në pronësi të shtetases M.Ç.24 vjeçe, i parkuar pranë banesës. Pritet akti i ekspertimit në përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe vijon puna nga ana e grupit hetimor në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Shkatërrimi i pronës me zjarr" parashikuar në nenin 151 të Kodit Penal

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare