Ishte fshehur në një kontejner me banane, sekuestrohet 200 kg kokainë e pastër në portin e Livornos në Itali! Vinte nga Amerika e Jugut (FOTO+VIDEO)

200 kilogramë kokainë e pastër e cila vinte nga Amerika e Jugut është sekuestruar në Portin e Livornos në Itali. Lënda narkotike ishte sjellë në Itali në dy konteinerë frigoferikë të ngarkuar me banane, që kishin kaluar nga Ekuadori një muaj më parë.

Kontrolli i imtësishëm i disa kontejnerëve bëri të mundur gjetjen e lëndës narkotike, e ndarë në 180 pako të mbështjella me izolant dhe e mbuluar me një shtresë plumbi, truk i përdorur nga narkotiktrafikantët për të ruajtur më mirë drogën dhe për të shmangur kontrollet teknike.

Mirëpo, këto mjete nuk mjaftuan dhe falë mjeteve të përdorura nga policia doganore, si dhe kontrolleve manuale të mëvonshme, u gjet ngarkesa e madhe e drogës, e fshehur në konteiner. Nëse do të hidhej në treg, kokaina do të kapte vlerë e mbi 60 milionë eurove. Deri tani nuk raportohet për të arrestuar.

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim