Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një reagim zyrtar sa i takon pretendimeve të mediave greke se ministri grek Nikos Dendias nuk u ftuar në inagurimin e bazës ajrore të Kuçovës.
Duke sqaruar se ndaj Dendias kishte pasur një ftesë zyrtare që në 29 janar, ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, zbulon se ministri grek e kishte pasur të pamundur të merrte pjesë në 4 mars për shkak të angazhimeve të paracaktuara dhe se në vend të tij morën pjesë zyrtarë të lartë nga ambasada e vendit fqinj.
“Shqipëria dhe Greqia gëzojnë një nivel shumë të mirë bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si aleatë të përkushtuar të NATO-s. Jemi mirënjohës ndaj Greqisë (dhe Italisë) që për vite me radhë kanë kryer Policimin Ajror për vendin tonë. Me të njëjtën qëllim, më 29 janar, Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë dërgoi një ftesë zyrtare homologut të tij grek për të bërë një vizitë zyrtare në Shqipëri, që përkonte në të njëjtën kohë me ceremoninë e inagurimit të Bazës Taktike Ajrore të Kuçovës. Më 14 shkurt, morëm përgjigjen se për shkak të angazhimeve të paracaktuara, Ministri i Mbrojtjes Dendias nuk do të mund të merrte pjesë në ceremoninë e 4 marsit. Në vend të tij, zyrtarë të lartë nga Ambasada e Greqisë në Tiranë morën pjesë në këtë ceremoni. Jemi të keqardhur për lajme të tilla që nuk pasqyrojnë të vërtetën dhe realitetin në lidhje me bashkëpunimin tonë me shtetin tonë fqinj, Greqinë dhe që nxisin keqkuptime mes dy vendeve tona mike”- thuhet në reagimin e ministrisë së Mbrojtes për artikullin e mediave greke.
Lajmi kryesor:
Greqia s'u ftua në inaugurimin e bazës së NATO-s në Kuçovë? Report Tv siguron dokumentin që përgënjeshtron pretendimet e mediave greke
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.2%
-
Pak
9.2%
-
Aspak
74.6%
Vota total: 185
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Lefter Maliqi ‘kartolinë’ SPAK-ut: Bëre drejtësi me regji! Bëra sërish padi për bashkinë
31 Dhjetor 2024, 12:18
-
Kërcënimi nga Lindja, F-35 dhe 'kupola e hekurt', Athina po armatoset
27 Dhjetor 2024, 21:47
-
Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja
27 Dhjetor 2024, 12:18
-
Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit
23 Dhjetor 2024, 13:58
-
Ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias: Turqia po zgjeron pretendimet ndaj Greqisë
14 Dhjetor 2024, 20:14
-
Debate në Kuvend për Opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Shpikët një opinion që nuk ekziston! Bushka: Autonomia parlamentare fitoi të drejtën
12 Dhjetor 2024, 12:53
-
Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr
3 Dhjetor 2024, 22:57
-
Data për zgjedhjet 2025/ PS dhe Celibashi i propozojnë presidentit 11 majin, Klosi: T'ju lemë më shumë kohë emigrantëve! PD refuzon konsultimet, Berisha: 'Haram Bego' vendos çfarë i thotë Rama
25 Nëntor 2024, 08:20
-
Kuvendi/ Peleshi: Vendimi i Administratives i gabuar, hyri në kompetencat e Kuvendit, por ne s’do djegim karriget! Të diskutojmë për buxhetin, t’i kthehemi normalitetit
7 Nëntor 2024, 10:35
-
Mblidhet grupi PS, datat kur Rama takon shqiptarët në Selanik e Londër! Porositë për deputetët, më 4 Nëntor diskutimi për buxhetin 2025
28 Tetor 2024, 11:09
-
'Kriza nuk është e jona, dhe as e parlamentit!' Peleshi mbledh grupin PS e lë porositë: S'e ndalim aktivitetin parlamentar
14 Tetor 2024, 11:02