Ka dhënë dorëheqjen nënkryetari i bashkisë Shkodër Arben Gjuraj, i cili kandidoi për deputet në listën e PD në këtë qark.

Gjuraj ishte renditur i 11 në listën PD në qarkun Shkodër, ku arriti të siguronte 1931 vota.

Ai ka dorëzuar letrën e dorëheqjes në zyrën e protokollit të bashkisë. Si duket lëvizja e tyre e papritur ka ardhur pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, pasi ndonëse Partia Demokratike fitoi në Shkodër, duket se ka pasur pakënaqësi.