Një 31-vjeçar indian me iniciale N.M, është arrestuar në Rinas pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet amerikane për trafik droge.
Ndaj tij kishte dy urdhër arreste të lëshuara nga dy gjykata të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 31-vjeçari indian u arrestua me qëllim ekstradimin drejt SHBA-së, për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, e kryer në formën e grupit kriminal.
Arrestimi tij u realizua nga një njësi e Përbashkët Hetimore, e përbërë nga Zyra Rajonale e Sigurisë/ Zyra e Hetimeve Kriminale jashtë SHBA-së (RSO, OCI), në ambasadën e SHBA-së në Tiranë dhe Njësia Speciale Policore shqiptare, e njohur si “Mburoja e Përbashkët”, në bashkëpunim dhe koordinim me Agjencinë Ligjzbatuese Amerikane DEA.