Sërish është riaktivizuar vatra e zjarrit në malin e Dukatit. Pas izolimit nga forca zjarrfikëse të Vlorës, sërish është ndezur një vatër zjarri, ku siç shihet tymi dhe flaka kanë mbuluar një pjesë të territorit.
Burime bëjnë me dije se zjarri nuk paraqet rrezik për banorët, por vetëm për djegien e kullotave.
Paraditen e sotme, zjarrfikësit bënë të mundur izolimin e zjarrit, por era e fortë riaktivizoi sërish flakët. Deri më tani raportohet se janë djegur mbi 30 hektar kullota.