Ishte kthyer në makth për 'çiklistët' në Durrës, arrestohet hajduti 40-vjeçar

Ishte kthyer në makth për 'çiklistët' në Durrës, arrestohet hajduti 40-vjeçar

Një 40-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi dyshohet se është autori i disa vjedhjeve biçikletash të kryera në ditë dhe vende të ndryshme në qytetin bregdetar. Po kështu i arrestuari dyshohet se është autor i vjedhjes së zyrës së veteranëve, ndodhur në datën 13.09.2017, në lagjen Nr. 2, Durrës, ku ka vjedhur dhe më pas i ka shitur orenditë dhe dritaret e kësaj zyre.

I arrestuari është D. Sh., 40 vjeç, banues në lagjen Nr. 6 Durrës ndërsa ka rënë në pranga falë operacionit të koduar 'Stacioni'. Policia ka publikuar edhe vjedhjet në seri të këtij 40-vjeçari të gjitha ndodhura gjatë muajve të fundit, në qytetin e Durrësit dhe konkretisht:

 Më datë 11.09.2019, në lagjen Nr. 1, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën në banesën e A. H.

Më datë 20.09.2019, në lagjen Nr. 10, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e  Q. T.

Më  datë 20.09.2019, në lagjen Nr. 11, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e  R. Ll.

Më datë 04.10.2019, në lagjen Nr. 14, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e S. B.

Më datë 06.10.2019, në lagjen Nr. 4, Durrës, dyshohet se ka vjedhur banesën e F. A., ku ka marrë disa vegla pune dhe një biçikletë me vlerë 50 000 lekë.

Më datë 28.07.2019, në lagjen Nr. 6, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e A. C.

Më datë 14.08.2019, në lagjen Nr. 3, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e I. V.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë