Një 18 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet si autor i disa vjedhjeve në qytet.

Sipas policisë O.H banues në Lagjen 16 në Durrës është autor i më shumë se 6 vjedhjeve në këtë qytet duke u kthyer në makthin e banorëve.

Ai u kap në flagrancë nga blutë e qytetit bregdetar në momentin që ishte duke kryer vjedhjen e radhës, një biçikletë që ishte në pronësi të M.K.

Policia ishte vënë prej kohësh në ndjekje duke finalizuar operacionin që do e vendosë 18 vjeçari para drejtësisë.

Konkretish i riu akuzohet për këto vjedhje:

  1. ٠Më datë 18.06.2022, ka vjedhur një bateri kamioni në ambientet e një subjekti privat;
  2. ٠Më datë 14.06.2022, ka vjedhur instalimet elektrike të godinës së një shkolle jopublike;
  3. ٠Më datë 13.06.2022, ka vjedhur veglat e punës, në një pallat në rikonstruksion, në lagjen nr. 11, Durrës;
  4. ٠Më datë 13.06.2022, ka vjedhur instalimet hidraulike të godinës së një shkolle publike;
  5. ٠Më datë 13.06.2022, ka vjedhur instalimet elektike të godinës së një institucioni në rikonstruksion.

Ndërkohë policia dyshon se i riu është autor edhe i disa vjedhjeve të tjera të cilat pritet të faktohen nga ana e forcave blu.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.