Candido Avezzu, një efektiv policie në departamentin celular të Padovës ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare për shkak të COVID.

Pas më shumë se një muaji i shtruar në spital, polici nuk arriti që të fitonte betejën me sëmundjen dhe zemra e tij pushoi së rrahuri.

Por në mediat italiane duke ju referuar deklaratës së bashkëshortes së tij, raportojnë se ai ishte kundër vaksinimit.

‘Ai ishte kundër vaksinës - shpjegon Monica Valotto - ai kishte frikë se do t’i shkaktonte një trombozë, ai nuk i besonte asaj. Dhe ai as nuk besonte se koronavirusi ishte aq i rrezikshëm.  Ai më tha: ‘Unë jam më i fortë se Covid. Ndoshta ai e kishte nënvlerësuar rrezikun’.