FIER-  Një makinë tip “Mercedes Benz” është gjetur e djegur në fshatin Shtyllas, në aksin rrugor Fier-Levan. Si pasojë e flakëve mjeti është shkrumbuar plotësisht dhe është pa targa, ndërsa pranë tij nuk kishte njeri. 

Dyshohet se mjeti është braktisur dhe i është vënë zjarri qëllimisht, dhe se autori ose autorët kanë zgjedhur pikërisht një rrugë dytësore për të djegur makinën. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.