Ambasadorja italiane në Australi Francesca Tardioli ka ndërruar jetë në Foligno të Italisë, ku ndodhej për disa ditë pushime. 56-vjeçarja ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga tarraca e shtëpisë së saj, ku në atë moment ndodhej e vetme.

Amabasada italiane në Tiranë ka shprehur ngushëllimet për Francesca Tardioli e cila prej disa vitesh ka punuar edhe në vendin tonë.

“Ju ishit një diplomate shumë e mirë, gjithmonë në shërbim të vendit me inteligjencë, aftësi dhe karakter të fortë. Edhe pse ka kaluar shumë kohë nga vitet e tua në “Vendin e Shqiponjave”, miqtë shqiptarë ende të kujtojnë me mall. Do të na mungosh.”, shkruan ambasada.

Tardioli mbante postin e ambasadores italiane në Australi që nga viti 2019. Ajo ka punuar më parë në ambasadat dhe konsullatat italiane në Shqipëri, Arabinë Saudite dhe Libi, në NATO dhe Ministrinë e Jashtme italiane.