Një makinë tip 'Citroen' është djegur mbrëmë rreth orës 1 të mëngjesit në zonën e Llogarasë në Vlorë. Mjeti në fjalë ka qenë duke ecur kur është përfshirë nga flakët, ndërsa si pasojë është shkrumbuar totalisht.
Policia po heton për shkaqet e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet për një shkëndijë, e cila më pas ka sjellë edhe pasojat e tjera. Fatmirësisht jo në dëmë në njerëz, ç'ka është edhe më e rëndësishmja.
Komento