Ishte në kërkim në kuadër të operacionit ‘Tempulli’, vihet në pranga 27-vjeçari në Tiranë

Ishte në kërkim në kuadër të operacionit ‘Tempulli’, vihet në pranga 27-vjeçari në Tiranë

TIRANË- Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit ‘Temoulli’ ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. 27-vjeçari Vladimir Korteshi u ndalua në rrugën "Myslym Shyri". Gjykata e Shkallës së Parë i ka caktuar atij masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". 

Me arrestimin e 27-vjeçarit ka shkuar në 101 numri i të ndaluarve në Tiranë.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

 Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë