ELBASAN- Është arrestuar një 28-vjeçar me iniciale M.L., që ishte i shpallur ne kërkim, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij
28-vjeçari banues në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.
"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë ndalimin e shtetasit në kërkim M. L., 28 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij", njofton policia.
Komento