DURRËS- Një 28-vjeçar me iniciale F.L, nga fshati Luz i Krujës është arrestuar sot në Manzë të Durrësit pasi ishte i shpallur në kërkim. Gjykata e Durrësit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Ky person ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se është autori i kultivimit të 106 bimëve narkotike kanabisi të gjetura në fshatin Likmetaj të Ismit, të cilat janë gjetur gjatë kontrollit nga Policia në muajin korrik të vitit 2020.  

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.