Ishte në kërkim për grabitje banke
kapet me 2.5 kg drogë 33-vjeçari

Ishte në kërkim për grabitje banke<br />kapet me 2.5 kg drogë 33-vjeçari
Policia ka arrestuar mesditën e sotme në pikën kufitare të Morinit një person për trafikim të lëndëvë narkotike.

Elton Lika 33 vjeç është arrestuar pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Renault”me targa TR 8348 R, i janë gjetur 7 pako të mbështjella me natriban, të dyshuara me lëndë narkotike kanabis sativa, me peshë rreth 2.5 kg.

Gjithashtu gjatë verifikimit të të dhënave në sistem ka rezultuar se drejtuesi i mjetit ishte person i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për veprën penale “Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit, kryer në bashkëpunim”.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
morin
   (7 pako me kanabis të mbështjella me natriban)
morin
  (Automjeti në të cilin udhëtonte Elton Lika)


Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar