Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës, në Muriqan, pasi ishte në kërkim për vjedhje.

Blutë e Shkodrës sqarojnë se i arrestuari është 34-vjeçari me iniciale G. N. ,i cili ishte në kërkim për vjedhje në Itali.

34-vjeçari nga Rrësheni ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Bergamo/Itali, kishte lëshuar urdhër arresti datë 20.06.2019. për veprën penale "Vjedhje".

Njoftimi i Policisë Shkodër:

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi

Nga shërbimet e P.K.K  Muriqan në bashkëpunim me D. V. P. Shkodër  dhe Interpol Tirana u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar G. N. , 34 vjeç, banues në Rubik , Rrëshen.

Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë përpunimit të dokumentacionit të shtetasve  në dalje të Republikës së Shqipërisë kanë konstatuar se shtetasi G.N, rezultonte  person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali,  pasi Gjykata Bergamo/Itali, kishte lëshuar urdhër arresti datë 20.06.2019. për veprën penale "Vjedhje".

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.