Ishte në Kosovë kur ra tërmeti, kur erdhi gjeti vetëm rrënoja! Qytetari nga Durrësi: Pas 2 vitesh jam ende pa shtëpi

Historia e Agim Berishës nga Durrësi është sa me fat aq edhe e trishtë lidhur me tërmetin e 26 nëntorit. Nëse atë natë në tmerrshme të 26 nëntorit 2019, nëse ai dhe bashkëshortja e tij do të ndodhshin në banesë, sot do të ishte pjesë e  51 viktimave që shkaktoi ai tërmet tragjik. Fatmirësisht ato ndodheshin në Kosovë dhe kur u kthyen ne Durrës, pallatin ku jetonin e gjetën të rrënuar.

2 vite prej tërmetit tragjik, Agimi i ka të shpeshta vajtjet në bashkinë e Durrësit pasi ende nuk ka marrë banesën e tij që i është premtuar se do të rindërtohej. Ai ka një thirrje për qeverinë që të përshpejtojë procedurat në mënyrë që dhe qytetarët e Durrësit të mund të hyjnë në shtëpitë e tyre.

"Ne ishim në Prishtinë kur ra tërmeti, por kur u kthyen nuk gjetën shtëpi. Për 3 muaj u bë ekspertiza e pallatit. Kur inxhinierët panë se si jetonin ne aty, ata thanë se ai pallat do të shembet brenda 6 muajsh", tha ai.

Qytetari madje tha se në Durrës deri tani nuk është nguluar asnjë gozhdë, ndërsa në Tiranë bëhen vetëm inaugurime banesash të rindërtuara. Agim Berisha foli edhe për vonesat e marrjes së bonusit të qirasë.

"Është e turpshme me e thënë se në Tiarën inaugurohen  dhe për Durrësin nuk është hedhur asnjë gozhdë, pallati ynë është shembur. Ne kemi dy vite që rrimë në shtëpi me qira. Kam hasur shumë vështirësi. Kemi pasur shumë vonesa në marrjen e bonusit të qirasë. të përshpejtohet rindërtimi", tha ai.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja