Ishte në UNESCO, Bushati çon në
OKB vajzën e Kadaresë ambasadore 

Ishte në UNESCO, Bushati çon në<br />OKB vajzën e Kadaresë ambasadore 
Vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, Besiana Kadare, do të promovohet në një detyrë më të rëndësishme diplomatike, sa detyra e ambasadores në UNESCO që mbante deri më tani. Besiana Kadare është propozuar të emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplote i Republikës së  Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, rezident si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kubes, jorezident. Ajo do të jetë të hënën në Komisionin e Politikës së Jashtme për të shpalosur objektivat e saj në këtë detyrë.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar në 21 mars lirimin nga detyra të ambasadores së Shqipërisë pranë UNESCO-së, Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Besiana Kadare ka filluar punë në Ministrinë e Punëve të Jashtme në vitin 2002, në Drejtorinë e përgjithshme të organizatave ndërkombëtarë. E emëruar Sekretare e parë në Misionin e Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Neë York (2002-2005), Kadare përfaqëson Shqipërinë në Komisionin e tretë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i cili trajton çështjet sociale, humanitare dhe kulturore.

Me mbarimin e misionit, ajo kthehet në Tiranë dhe punësohet në United States Agency for International Development (USAID), ku emërohet përgjegjëse e një projekti transkombëtar me qëllim parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të grave dhe fëmijëve. Në vitin 2009 Kadare integron sërish Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe emërohet në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Francë, ku mbulon bashkëpunimin e Shqipërisë me United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization (UNESCO).

Në 2011 ajo emërohet Ambasadore, delegate  e përhershme e Republikës së Shqipërisë pranë UNESCO-s. Ditën e hënë do të shqyrtohet dhe kandidatura e Gjergj Teneqexhiut, i cili është propozuar të emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplote i Republikës së  Shqipërisë në Japoni, rezident.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!