Ishte nisur për në Bularat, gazetari grek ndalohet në Kakavijë, Shqipëria e shpall 'non-grata' (Dokumenti)

Ishte nisur për në Bularat, gazetari grek ndalohet në Kakavijë, Shqipëria e shpall 'non-grata' (Dokumenti)

Panajotis Savidis gjatë ceremonisë funerale për Konstandin Kaçifan

GJIROKASTËR - Autoritetet shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës kanë ndaluar hyrjen e një gazetari grek. Ai është Panajotis Savidis, gazetar i ‘ProtoThema’. Mësohet se gazetari ka tentuar të futet në territorin shqiptar për të mbuluar nesër ceremoninë përkujtimore të ekstremistit Kostandin Kacifas në fshatin Bularat.

Kacifas mbush nesër 40 ditë nga vrasja. Policia shqiptare e ka marrë në pyetje gazetarin dhe më pas i ka shpjeguar se ai është person i padëshiruar për të hyrë në vendin tonë. Gazetarit i është dhënë edhe një dokument për këtë vendim të autoriteteve shqiptare. 

Vendimi për shpalljen e gazetarit grek non-grata në Shqipëri

Më pas ai ka shkruar në Facebook i habitur se si mund të ndodhin gjëra të tilla në një vend europian. Në fakt pyetje të tillë e kemi shtruar shpesh edhe ne në median shqiptare, por duke sjell në vëmendje rastin e gazetarit Marin Mema, i cili është shpallur non-grata nga autoritetet greke dhe s’i lejohet hyrja në atë shtet. Si ka mundësi të ndodhin këto në një vend anëtar të BE-së si Greqia?!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë