Ministri kroat puth me 'padurim' ministren gjermane Baerbock! VIDEO shkakton polemika në rrjet

Ministri i Jashtëm i Kroacisë Gordan Grlić-Radman, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare me veprimin e tij ndoshta spontan, gjatë fotos familjare me ministrat e Jashtëm të BE-së në Berlin. Në momentin që grupit të ministrave, për të bërë foton, i është bashkuar ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock, ministri kroat ka nxitur për ta përshëndetur.

Ai i ka zgjatur dorën dhe është përkulur për ta puthur në faqe, por kthimi i shpejtë përballë fotografëve i ministres, ka bërë që Radman ta puthë në cepin e buzës. Ky veprim, padyshim që ka vendosur në siklet ministren gjermane, e cila është mundur ta kamuflojë sikletin e saj duke e kaluar me një buzëqeshje të sforcuar.

Ministri kroat është kritikuar nga mediat vendase, por është shprehur se ai moment ishte një “qasje e ngrohtë, njerëzore ndaj një kolegeje“, por pranoi se u krijua një situatë e sikletshme. Baerbock nuk ka komentuar deri më tani. Video ka shkaktuar mjaft polemika në rrjet. 

Mediat raportojnë për një "moment të turpshmëm" në takimin e ministrave të Jashtëm në Berlin. Aktivistet për të drejtat e femrave e akuzojnë Grlic-Ramadan për mungesë respekti dhe "dështim", e quajnë "të shëmtuar", kur vërejnë momentin se gjatë momentit të fotos në grup ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock përpiqet t'i ikë puthjes. 

Rada Boric bëri fjalë për një "gjest tërësisht të papërshtatshëm" dhe një aktiviste e akuzoi ministrin për mungesë respekti. Në media shkruhet se ai nuk ka turpëruar veten, por shumë kroatë.  Gazeta "Jutarnji List" shkruan se Baerbock duket qartë që nuk është ndjerë mirë.  Ish-kryeministrja kroate shkroi në X "puthja e detyruar ndaj femrës është dhunë, apo jo?"

Grlic-Ramadan i ka hedhur poshtë akuzat. Ai ka thënë, se ka dashur ta përshëndesë "në mënyrë njerëzore" ministren.

K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'