Kuvendi shtyn punimet, seancë edhe pas Krishtlindjeve

TIRANË- Në kushte normale seanca e fundit plenare për vitin 2020 do zhvillohej ditën e nesërme (17 dhjetor), por Kuvendi i ka shtyrë punimet edhe pas periudhës së krishtlindjeve duke parashikuar seanca të tjera edhe në ditët e fundit të vitit. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, ku sipas kryeparlamentarit Gramoz Ruçi është marrë me qëllim që të shqyrtojë e miratojë akte ligjore, të cilat mund të jenë emergjente. 

"Konferenca e Kryetarëve miratoi Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për vitin 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 21-25 dhjetor 2020. Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Mbledhja shqyrtoi dhe miratoi Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për vitin 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 21-25 dhjetor 2020. Në fillim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nënvizoi se “Plani i Veprimit që shyrtojmë sot është një dokument shumë i rëndësishëm sepse përmban gjetjet, rekomandimet, sfidat dhe masat konkrete për përshpejtimin e procesit të integrimit europian.”

Me propozimin e Kryetarit të Kuvendit, z.  Gramoz Ruçi,  mbledhja vendosi që sesioni aktual i kësaj legjislature do të jetë i hapur edhe pas Festës së Krishtlindjeve, me qëllim që të shqyrtoje e miratojë akte ligjore, të cilat mund të jenë emergjente", thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit. 

Seanca e 17 dhjetorit në fokus ka miratimin e paketës së ligjeve në funksion të 5 qershorit për reformën zgjedhore. Deputetët do të votojnë për t'i dhënë përgjegjësitë SPAK të hetojë krimet zgjedhore, Prokurori të raportojë në KQZ për hetimet dhe po ashtu të amnistohen penalisht të gjithë ata të cilët do raportojnë për paligjshmëritë në zgjedhje edhe nëse janë përfshirë vetë.

Mazhoranca pritet të rrëzojë dekretin e presidentit Meta për buxhetin 2020, duke lejuar kalimin me po të njëjtat parashikime buxhetore.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare