DURRËS- Një fëmijë 10-vjeçar ka rënë mbrëmjen e djeshme nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli. 10-vjeçari polak ishte me pushime te Shkëmbi i Kavajës në Durrës. Dyshohet se ai ka qenë duke luajtur dhe aksidentalisht ka rënë nga ballkoni. 

Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:50, ndërsa 10-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit. Më pas ai është dërguar në spitalin e Traumës, pasi ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.

Fatmirësisht, 10-vjeçari tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:24
Ra nga ballkoni i katit të tretë në Durrës, 10-vjeçari polak jashtë rrezikut për jetën

10-vjeçari polak i cili ra nga kati i tretë i hotelit ku ishte me pushime te Shkëmbi i Kavajës, është jashtë rrezikut për jetën, dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Prindërit e fëmijës nuk dëshirojnë të ndajnë informacion më të detajuar për gjendjen shëndetësore të fëmijës.