Selisë blu do t’i duhet të përballet edhe me një tjetër sfidë para se të shkojë në zgjedhje: Përfaqësimin e ish të përndjekurve politikë, të cilët kryedemokratit Basha këtë herë ata i kanë vënë një kushte: Ai nuk duhet të bëjë duhet të bëjë gabimet e Berishës, ku ish të përndjekurit, përfshirë edhe ish kryeparlamentaren Jozefina Topalli, i përdori për interesat e Partisë Demokratike.

“Ndërmjet  nesh apo interesave të qeverisjes demokratike, shpesh kanë zgjedhur interesat e partisë demokratike, edhe kur ata kanë qenë kundër nesh. ne kemi pasur kryetaren e parlamentit, Jozefina topallin që vota e saj dhe qëndrimi i saj shkonte kundër interesave tona. ke kemi pasur ish ministra të PD që kanë dënuar njerëzit tanë.”

Partia Demokratike duhet të shkojë në zgjedhje me një listë kandidatësh, emrat e të cilëve nuk kanë kaluar vetëm katër fazat e përcaktuara nga udhëzimi i brendshëm, por duhet të kenë edhe pëlqimi i ish të përndjekurve. Ish kreu i të përndjekurve politikë, i kërkon kryedemokratit që listën e kandidatëve t’ja dërgojë për verifikim edhe autoritetit të Dosjeve.

“Lista e PD që do të hidhet në tregun elektoral, duhet të kenë pastërtinë e figurës jo vetëm në vetë deklarim, por edhe të vërtetuar, duhet një hap tjetër, të vërtetohet nga autoriteti i  dosjeve.”

Skeptik shprehet edhe për komisionin që partia Demokratike do të ngrejë për të vlerësuar kandidaturat e propozuara nga bazat. Sipas tij, ish të përndjekurit nuk mund të vlerësohen nga pinjollët e persekutorëve.

“Nuk mendoj që ai komision ka të drejtën morale e politike të japë mendimin, verifikojë kandidaturat e të përnjekurve politike, nuk mundet që njerëz që kanë punuar për regjimin komunist, që kanë qenë dëshmitarë në gjyqet politike, djem e vajza pinjollë të persekutorëve më të mëdhenj të ish të përndjekurve politikë, që mund të jenë pjesë e atij komisioni. se janë pjesë e strukturave, i dimë dhe i kemi kundërshtuar me emra, të kenë të drejtën morale të përcaktojnë cilët do jenë përfaqësuesit e ish të përndjekurve politikë”, tha Çka.

Sipas Çikës, përcaktimi në udhëzimin e Partisë Demokratike se ish të përndjekurit duhet të jenë më të përfaqësuar, është një hap pozitiv, por që vjen edhe si pasojë e kalkulimeve të Lulzim Bashës, se pa këtë kategori në krah, do të jetë i humbur edhe në zgjedhjet e 2021.

Pa të përndjekurit politikë, e djathta dhe PD veçanërisht është  e pashpresë për një fitore në zgjedhje.”