Një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë u ndërpre kur një burri i ra të fikët teksa qëndronte pas Donald Trump.  Situata, e cila u kap në kamera, ndodhi teksa po bëhej një njoftim për ilaçet kundër obezitetit. 

Burri, i identifikuar si Gordon Finlay, ishte i pranishëm në Zyrën Ovale si përfaqësues i një kompanie farmaceutike. Njerëzit përreth tij reaguan shpejt dhe e ndihmuan të shtrihej në tokë para se të mbërrinte personeli mjekësor për ta ndihmuar.

Edhe presidenti i SHBA shihet në video teksa kthehet nga Finlay që u rrëzua. Mehmet Oz, administrator i Trump për Qendrat për Shërbimet medicare dhe Medicaid dhe një mjek, ishte gjithashtu i pranishëm midis njerëzve që ndihmonin.