Ishte shpallur në kërkim për shitje
narkotikësh, kapet  25-vjeçari

Një 25-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga ana e policisë së Fierit dhe ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” është prangosur në Fier.
 
Burimet e policisë thonë se, në pranga ka rënë 25-vjeçari Erjon Sulejmani nga fshati Radostinë i Fierit.
 
Ai është skeduar nga policia si person që kishte kryer veprën penale të ‘Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
 
Ja njoftimi i policisë.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim si edhe arresohet në flagrancë një tjetër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve bënë kapjen dhe  ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim:
Erjon Sulejmani, 25 vjeç, banues në fshatin Radostinë Vadhizë, Fier.
Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 22.12.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.