Një 32-vjçar gjerman, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, kishte menduar se do të kalonte lehtë kufirin nëse do paraqitej me pasaportë të falsifikuar si ukrainas, por plani i tij nuk eci siç kishte menduar. I riu gjerman me inicialet S.D u arrestua sot në Rinas, teksa u paraqit si një 31-vjeçar nga Ukraina me inicialet R.F.
32 vjeçari gjerman është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Stuttgartit, Gjermani, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi drogat”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.
Ai u arrestua sot për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë.
Para ca kohesh u perfolen emerat e nja dy indianeve o pakistanezeve (nuk me kujtohet ekzaktesisht kombesia e tyre,por Meta u kishte dhene shtetesine,etj,por qe kishin probleme me drejtesine ne vendet e tyre), disa dite me pare,u kapen kamerunasit me para te fallsifikuara,sot ky gjermani i kerkuar me ID fallco.Cfare e ben vendin tone kaq terheqes per kete kontigjent,qe duan t'a perplasin koken ketu?!
Përgjigju