Ishte shpallur në kërkim për pengmarrje, pranga 30-vjeçarit nga Divjaka (EMRI)

Ishte shpallur në kërkim për pengmarrje, pranga 30-vjeçarit nga Divjaka (EMRI)

Foto ilustruese

LUSHNJE- Policia ka kapur një 30-vjeçar nga Divjaka, i cili ishte shpallur në kërkim për pengmarrje.

pranga ka rënë Aurel Xhoxhi, masa “arrest me burg” ishte dhënë nga Gjykata e Lushnjes që më 31 korrik.

Njoftimi i plotë:

Lushnje

Policia kap dhe ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për "Heqje të paligjshme të lirisë".

Në kuadër të planit të masave për kontrollin e elementeve me precedent kriminal aktiv si dhe kapjen e personave në kërkim, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

Aurel Xhoxhi, 30 vjeç, banues në Divjakë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje me Vendimin e datës 31.07.2018 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga Neni 110/2 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë