Ishte shpallur në kërkim për vrasjen e një efektivi në Kosovë, arrestohet pas 16 vjetësh një prej autorëve! Si u ekzekutua me 11 plumba 'trimi' i Adelina Ismajlit
Një prej autorëve, Adelina dhe viktima
KOSOVË- Pas 16 vjetësh në arrati, policia e Kosovës arrestoi të shumëkërkuarin Ilir Abdullahun, autorin e vrasjes së efektivit Triumf Riza.
Abdullahu ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit që kanë qenë të përfshirë në vrasjen e policit.
Autori, i njohur me pseudonimin ‘Liza’ u kap këtë të diel rreth orës 17:00 në Batllavë të Podujevës
“Arrestimi i tij është kryer, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të njësiteve të ndryshme policore, përfshirë sektorin e narkotikëve të cilët kanë asistuar deri në arrestimin e tij. Të gjitha veprimet e mëtejme policore, do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Ngjarja tronditëse ndodhi në 30 gusht të vitit 2007. Aso kohe polici ishte në një marrëdhënie intime me këngëtaren ikonike, Adelina Ismajli. Arsyeja e kësaj përplasje dyshohet të ketë qenë pikërisht Adelina.
Triumf Riza u ekzekutua me 11 plumba nga Arben Berisha, i cili njihet si bashkëpunëtor i afërt i biznesmenit Enver Sekiraqës.
Pas ngjarjes së rëndë këngëtarja Ismajli i ka kushtuar edhe një këngë policit Riza me titullin “Trimit Tim”.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
46.7%
-
Jo
49.2%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 9017
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga Ballkani Perëndimor në Lindjen e Mesme: Çfarë mund të shkojë keq në 2025-ën nën Presidencën Trump?
5 Janar, 08:26
-
Kosova detyrohet të paguajë Behgjet Pacollin çështjen e hotelit ‘Grand’, biznesmeni fiton në Arbitrazh
5 Janar, 07:28
-
NYT: Një lëvizje drejt krishtërimit në një tokë myslimane
4 Janar, 16:22
-
Kosovë/ KQZ: Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 9 shkurtit
4 Janar, 16:10
-
Vuçiç: Kurti e konsideron Listën Serbe armiken më të madhe
4 Janar, 16:05
-
Beteja ligjore mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe
3 Janar, 22:29
-
Rreziku nga Rusia, ish-ministrja e Jashtme: Perëndimi urgjentisht ta pranojë Kosovën në NATO
3 Janar, 22:12
-
Masakra me 12 viktima, malazezët protestojnë para qeverisë, kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë
3 Janar, 21:15
-
Albin Kurti s’flet më për bashkim kombëtar, thotë se Kosova e Shqipëria si dy Republika duhet ta bëjnë shekullin 21, shekullin shqiptar
3 Janar, 20:24
-
Ish-pjesëtari i UÇK-së mbërrin në Kosovë pasi u lirua nga burgu në Serbi
3 Janar, 19:56
-
Demush Shasha: Hap në të panjohurën
3 Janar, 17:25
-
‘Shqipëri e Kosovë, jemi një!’ Krushqit hyjnë në Morinë për të marrë nusen me flamurin kuqezi
3 Janar, 14:09