Ishte shpallur në kërkim plagosje të rëndë me dashje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Ishte shpallur në kërkim plagosje të rëndë me dashje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Sokol Koçi, 40-vjeç, është arrestuar nga policia për plagosje të rëndë me dashje. 40-vjeçari, banues në Tiranë, u arrestua në kuadër të operacionit të koduar ‘Piaza’.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi ka plagosur me mjete prerëse 2 shtetas, konkretisht:  

- Më datë 11.03.2022, në Rrugën e Durrësit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shtetasin B. M.;  

- 17.05.2022, në afërsi të një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shtetasin I. C., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.  

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë