Shkodër- Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje është ndaluar nga policia.

34-vjeçari i identifikuar si Agron Ndoci, banues në Velipojë, ishte dënuar me burg nga Gjykata e Shkodrës dy ditë më parë. Mbi të rëndon akuza e “Vjedhjes me dhunë.”

Njoftimi i plotë:

Shkodër

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. 

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale të “Vjedhjes me dhune”

Nga strukturat e Stacionit të Policisë Velipojë, pas një pune të mirëorganizuar, u bë kapja dhe ndalimi shtetasit të shpallur në kërkim:

Agron Ndoci, 34 vjeç, banues në Velipojë. 

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendin Nr.741 datë 27.07.2018, ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale të "Vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 139 dhe 25 të Kodit Penal.

Materialet iu referuan Prokurisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.